Celibashi: Sot7 kolegë ministra dorëzojnë mandatin e deputetit

17/12/2013 - 12:24

TIRANE, 17 dhjetor 2013-  - Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirian Celibashi bëri të ditur, përmes rrjetit social “Facebook”, se bashkë me 6 kolegë ministra do të dorëzojë sot mandatin e deputetit, në funksion të përmbushjes së zotimit të mazhorancës për të shmangur funksionet e dyfishta. 

“Sot së bashku me kolegët ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e Deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive. 
I siguroj qytetarët dhe votuesit e Fierit se angazhimi im për ta është një proces afatgjatë në të cilin jam plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre,”- shkruan Celibashi. 

Më tej, ministri Celibashi njofton se Adelina Rista dhe Anduel Xhindi do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë për qarkun e Fierit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore arriti sot në një konsensus mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të adresojnë rekomandimet e OS

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, vlerëson marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se duhet imp

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje për Reformanë Zgjedhore.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas lajmit se në Shqipëri është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai shkroi se e rëndësishme është që Lulzim Basha d

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dak

Në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se është arritu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votues

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar pas opinionit të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje.