Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaugar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të votuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Në një status në Facebook, Bushati thotë të kundërtën e Bashës, ndërsa falenderon kancelaren Merkel për  konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë.

STATUSI I PLOTË

Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë. Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!