Çelja e negociatave/ Rama: Fjala e fundit nuk është thënë ende, presim! (VIDEO)

15/10/2019 - 14:09

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet.

Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme.

Presidenti i Francës ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se:

“Fjala e fundit nuk është thënë ende, përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri ne mbledhen e këshillit të Unionit ku edhe do merret vendimi synojnë të përputhin qëndrimet e te dy anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës që janë kyç.

Dhe vendimet merren me konsensus, mjafton që një vend të thotë jo dhe të gjithë të tjerët rrëzohen. Askush nuk e di se si do përfundojë kjo odise në datë 18 tetor.

Por ajo që di me siguri është: Përtej broçkullave për konsumim të brendshëm politik në Shqipëri vendim marrja e 18 tetorit s’ka lidhje me çfarë kemi bërë apo s’kemi për të merituar PO-në.

Edhe sikur ne vendin e Maqedonisë e Shqipërisë të ishin dy vende të tjera situata do ishte po njësoj sepse vendim marrja ka lidhje me atë se çfarë duan apo nuk duan të bëjnë ata mes vet me reformat e BE dhe me metodologjinë e negociatave me vendet kandidate dhe me sa do arrijnë mes tyre e të dakordësohen se cilado qoftë reforma e BE nuk duhet të pengojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të vazhdojnë me reformat e tyre falë procesit të negociatave.

Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se sa thjesht detyrat e shtëpisë, për të cilat komisioni i ka dhënë këshillit vendimit për çeljen e negociatave pa kushte. ne ia kemi dalë të kapërcejmë edhe pengesën në Bundestag. Falë komunikimit intensiv edhe me faktorë të rëndësishëm në CDU/CSU, Bundestagu i tha PO Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces.

Për pak ditë do të mësojmë përfundimin e këtij kapitulli të vështirë së historisë së përpjekjes sonë për tu bërë pjesë e BE, por cilido qoftë ai, dita do jetë vazhdimi i natyrshëm i kësaj përpjekjeje historike shtetbërjeje europiane drejt Evropës. dhe Shqipërisë evropane që duam për fëmijët tanë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë dhe drejtësinë se me një skenar mafioz lanë të lirë në

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe

Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni përmes një deklarate për mediat shprehet se më 30 korrik nuk mund të mbahen zgjedhje uni

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e Partisë Socialiste. Mësohet se Rama u ka bërë me dije kryebashkia

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim në Presidencë, Koordinatorin Rezident të OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i Programit

Trembëdhjetë policë dhe shtatë civilë u plagosën gjatë trazirave të së martës mbrëma në Beograd, për shkak të paralajmërimeve për orë pol

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto albumin nga kantieri në aksin Qukës –Qafë Pllocë, për të cilin shprehet se ishte një tjetër rrugë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rrit borxhin publik për të mbushur xhepat e tij dhe

Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama se hapja e list