Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sa i takon çështjes çame.

Përmes një mesazhi në faqen e tij në ‘Facebook’, Berisha shkruan se ministri i Jashtëm i Greqisë informoi një deputet grek me një letër të botuar në media, se në negociatat me qeverinë shqiptare siguroi jo vetëm fushat e gazit dhe naftës, por sipas tij edhe dakordësinë për të fshirë fjalët “çam” dhe “Çamëri”.

Sipas Berishës, kjo kërkesë për palën greke përbën kërkesën me albanofobe, fondamentaliste, të pashembullt në historinë e marrëdhënieve ndërkombetare.

Berisha u bën thirrje shqiptarëve që “të ngrihen në revolta kundër kësaj klike neobllokmenësh, që për karriken e vet janë gati të shesin në treg jo vetëm çamët dhe Çamërinë, por edhe identitetin e kombit shqiptar”.

Kujtojmë se dje PDIU zhvilloi një protestë para ambasadës grekë në Tiranë, për të kundërshtuar deklaratën e presidentit Prokopis Pavlopuos.

MESAZHI I BERISHËS:

Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame, eshte akti me poshterues ne historine tone!

Te dashur miq, Ministri i jashtem i Greqise informoi nje deputet grek me nje leter te botuar ne media, se ne negociatat me Ramen dhe Ditziun e tij ai jo vetem ka siguruar fushat e gazit dhe naftes me te medha te Jonit dhe Mesdheut per Greqine por edhe se me palen shqiptare kane rene dakord qe te fshihen nga faqja e dheut fjalet “çam” dhe “Çameri”, te zhduken keto fjale nga tekstet, botimet, nga historia jone kombetare, gjeografia, debatet dhe çdo gje tjeter.

Kjo kerkese per palen greke perben kerkesen me albanofobe, fondamentaliste, te pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare dhe une e kam denoncuar kete me forcen me te madhe.

Por vet diskutimi dhe pranimi i kesaj kerkese nga Edvini dhe Ditziu i tij eshte kapitullimi me poshterues i rregjistruar ndonjehere ne historine tone.
Me kete akt te paimagjinueshem Rama dhe Ditziu i tij kane tejkaluar edhe masakrat e Zerves dhe barbarite e Enver Hoxhes ndaj popullates te martirizuar te Çamerise dhe dheut shekullor te saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kane shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerezore te çameve, kontributin e tyre te pavdekshem ne historine tone kombetare por edhe ne lirine e kombit grek, themelimin dhe konsolidimin e Greqise se lire dhe te pavarur.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te nje tradhetie te pashembullt ne historine e kombit tone, kete pabesi dhe thike te tmerrshme mbas shpine ndaj çameve dhe Çamerise se martirizuar, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi ne revolta kunder kesaj klike neobllokmenesh, qe per karriken e vet jane gati te shesin ne treg jo vetem çamet dhe Çamerine por edhe identitetin e kombit shqiptar! sb