Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh sot për të zgjedhur drejtuesit e rinj por edhe për të caktuar se cili do të jetë aksioni opozitar, ka bërë bashkë të djathtët.

Përmes disa fotove të publikuara nga LSA shihen emra të njohur të PD-së që i drejtohen kutive të votimit, duke nisur nga kryetari Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, apo dhe figura të tjerë që i kanë munguar prej kohësh selisë blu. Mes tyre është edhe Gazmend Oketa, apo edhe ish-presidenti Bujar Nishani, ndërkohë në votime ishte dhe aktori i humorit Julian Deda.

Për më tepër shihni fotot.