Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku si dhe kryeministrin Edi Rama.

Vasili shkruan në Facebook se i njëjti prokuror mbylli çështjen e Ramës për autopërgjimin si dhe atë për "shpërdorim detyre" sipas tij ndaj Arta Markut, ndërsa e cilëson këtë fakt një ‘komedi e zezë’.

POSTIMI I VASILIT

Arta Marku i mbyll çështjen vetes me te njëjtin prokuror si Rames

CFARE TURPI..

Arta Marku i mbyll fët e fët çështjen vetes.

 

I njëjti prokuror qe mbylli çështjen Edi Rames per manipulimin dhe mashtrimin nëpërmjet ekspertizës se audiopergjimit të Agron Xhafes mbylli sot me te njejtin zell dhe shpejtësi edhe çështjen e Arta Markut e akuzuar per shpërdorim detyre.

Kjo është drejtësia e “re” e neveritshme, qe do te thotë burg per te gjithe, me dhe pa te drejte dhe mbyllje e çdo zullumi me ligjin per kryeministrin dhe për kryeprokuroren, qe i sherben atij.

Këta i bëjnë qoka mbylljeje çështjesh njeri tjetrit dhe turpi eshte sheshit.

Kush e beson më kete drejtesi nuk ka me asnje respekt per veten.

Ja vendimi me i fundit qe i mbyll ceshtjen Arta Markut,

CFARE KOMEDIE…..E ZEZE…