“Check-up”, Vokshi-Ramës: Në listë edhe të vdekurit (VIDEO)

19/10/2018 - 15:17

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se lista e kontrolleve të publikuara nga kryeministri Rama është ulëritëse dhe aspak të besueshme.

Vokshi shkruan në Facebook se, pjesë e listës për kontroll shëndetësor falas janë bërë edhe të vdekurit, ndërsa shton se ka patur edhe presione të vazhdueshme.

POSTIMI I PLOTË

Të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 Kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një Kryeministër, me të njëjtat mashtrime për SHËNDETËSI FALAS.

Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up cdo vit ose disa herë në vit. Lista përmban:

– emra të personave që nuk jetojnë më;

– emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up;

– emra të sëmurësh që i detyrojne të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar;

– emra mjekësh familje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar;

– emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë nëse nuk bëjnë check up;

– emra mesuesish, punonjës të administratës të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës;

– etjKryeministri Rama të publikojë tabelën për 6.3 mln EUROT paguar Vilmës për 420 mijë analiza të pabëra kurrë. Një abuzim skandaloz me buxhetin e taksapaguesve, evidentuar edhe në raportin e KLSH.

Le të më padisë Rama për shpifje.Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të publikuar listën e atyre që kanë bërë  check up.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një statusi në “Facebook” i është përgjigjur Ambasadës Amerikane.

Rudina Hajdari nuk mund të krijonte grupin e saj parlamentar së paku deri në shtatorin e vitit të ardhshëm, nëse Gramoz Ruçi nuk do të qe

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte një vetëvrasje politike.

Besnik Mustafaj deklaroi sot se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të jetë më i qartë për kushtet e vendosura nga opozita.

Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se opozita do të pamundësojë zgjedhjet e 30 Qershorit nëse ato nuk do jenë të lira e të ndershme, ale

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan priti të enjeten në Pentagon ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, takim që r

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar rreth pretendimeve se ka krijuar grup parlamentar në shkelje të rregullores se Kuvendit.

Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC).

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ndryshimet në ligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit, duke i kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi antikushtetues emërimin si prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë