Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se qeveria duhet të rrisë testimet, të rimbursojë qytetarët me COVID që marrin mjekim në shtëpi si dhe të shtojë kapacitetet spitalore.

Reagimi:

Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit.