Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-19.

Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama dhe qeveria janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve.

“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament, ku mininistria e shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e Ramës me Codiv-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me covid, që kurrë u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit. Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3 – 4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit. Shkak mos marrja e masave, gënjehet me përgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej.”, u shpreh Basha.