Covid-19/ Rama: Nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont!

04/10/2020 - 18:39

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një komunikim online me qytetarët se momentalisht mbyllja e dytë e vendit në karantinë nuk ekziston si mundësi.

Ai thekson se nuk e ka në mendje diçka të tillë, por shton se vendimi varet gjithmonë nga shifrat.

Sipas Ramës, Shqipëria e tregoi se pas tërmetit dhe pandemisë, ku gjithçka dukej e pamundur, po rifiton ato që humbi dhe po rimëkëmbet. Por sipas tij edhe një mbyllje e dytë si ajo e para, do ishte shumë e rëndë për ekonominë shqiptare, por jo fatale.

Më tej ai i bëri apel qytetarëve mos luajnë me zjarrin, të bëjnë detyrat kundër COVID-19, që qeveria mos detyrohet të vendosë një mbyllje të dytë si në mars të këtij viti.

QYTETARJA: Jam shumë e lumtur për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit.  Na jep lehtësira në biznesin tonë. Një mbyllje e dytë do ishte fatale.

EDI RAMA: Jam shumë dakord, do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po ndërtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot një takim me kontigjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul, të cilët kanë qenë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur në qarkun e Durrësit një tjetër investim, i cili ka në fokus përmirësimin e cilë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje një raport të Eurostat që e rendit Shqipërinë të 6-tën në botë për emi

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka mashtruar qytetarët.

Ish-deputetja demokrate dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka zhvilluar një "intervistë" me ndjekësit e saj në Instagram.

Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme drejtuesin politik në qarkun e Beratit dhe Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Thuajse tre muaj nga dita e zgjedhjeve, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi sot një ta

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka patur një takim online me kryekomisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashki kët

Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me denoncimin që bëri një ditë më parë Ferdinand Xhaferraj, për pallatin e dëmtuar të disa banorëve