Covid-19/ Spahia: Situata është alarmante, kapacitetet spitalore janë ezauruar

25/10/2020 - 10:07

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan ne Facebook se kapacitetet spitalore ekzistuese janë ezauruar, ndërsa shton se për të luftuar koronavirusin duhet personel i trajnuar i mirë.

Sipas ish-deputetit, me rritjen e kapaciteteve spitalore shumë pacientë, që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme, të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën.

POSTIMI I PLOTË

KAPACITETET SPITALORE EKZISTUESE JANE EZAURUAR: PER TE LUFTUAR COVID-19 DUHET PERSONEL I TRAJNUAR, E JO NUMRA TE IMPROVIZUAR!!! Për të ngritur një repart të terapisë intensive Covid-19, jo spital sic premton në ajër kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.

Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në vazhdimësi por autoritetet shqiptare e kanë trajtuar me të vetmin mekanizëm që njohin: propagandën! Të papërgjegjshëm e qesharakë, njëlloj si etërit e tyre në diktaturë që e propagandonin Shqipërinë shkëmb-graniti kur njerëzit merrnin ushqim me tollon, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë ende artikulojnë dokrra të tipit se kanë kapacitete por ende nuk ka nevojë për to, edhe pse cdo ditë afro 25-30% e të testuarve, sipas shifrave që vetë përcjellin, dalin të infektuar!

Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë vehten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%…?? Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do ketë kosto të pakthyeshme!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI Durrës, Bujar Dhima, përmes një statusi në rrjete sociale denoncon atë që ai e cilëson abuzim me standartet e riparimit

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, ishte sot i pranishëm në Qendrën Kombët

Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i një viti më parë, pasi dhuroi gjak në Qendrën Kombëtare

Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit par

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka dënuar atë që sipas saj është të bërit polikë me vdekjet.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përkujtuar 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë, teksa publikon pamje të tris

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Abu Dabi duke zbuluar arsyen pse ai udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pikërisht ditën që

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke folur për tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vitit të shkuar dhe pandemia, zbuloi