Çuçi i prerë: S’ka tolerim për lokalet me muzikë të lartë

16/07/2019 - 13:34

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sarandë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik nga ku kërkoi një koordinim më të mirë të punës mes të gjitha institucioneve në mënyrë që sezoni turistik në këtë qytet të mos ketë probleme.

Në mënyrë të veçantë ai e vuri theksin tek niveli i ndotjes akustike dhe tek siguria ushqimore ku kërkoi nga inspektorët e AKU-së që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit dhe të veprojnë me etikë dhe qytetari.

"Nuk lejohen më zhurmat pas orës 12:00 të natës. Më shumë ne përfitojmë lavdërime dhe turistë duke kufizuar zhurmat sesa duke i prishur qetësinë 10 apo 20 pushuesve që duan muzikë me volum të lartë. Ndërkohë 500 të tjerë që janë rreth e rrotull shqetësohen që kanë ardhur me pushime dhe nuk kalojnë asnjë ditë të qetë. Duhet të veproni me seriozitetin maksimal, por me kulmin e etikës dhe edukatës. Kjo është themelore për të pasur një fytyrë të shtetit ashtu siç duhet dhe për të garantuar gjithë pushuesit. Nëse pushuesi mund të të falë disi zhurmën, kur vjen puna tek ushqimi askush nuk toleron. Prandaj duhet të jemi shumë rigoroz në këtë drejtim", tha Çuçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të g

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa nga afër situatën e familjeve të dëmtura nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 d

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas ftesës së Ramës ndaj Bashës për tryezë të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Floren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura

Gjatë një konferencë me investitorët në Turqi pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga tur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në Facebook një video të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale për

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19