Menjëherë pas daljes për mediat kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj kundërshtarve të tij në politikë.

Përmes një postimi në Instagram, kreu i Qeverisë ndan një videomontazh ku shfaqen figurat kryesore të Opozitës së Bashkuar.

Në video kreu i PD-së, Lulzim Basha me mikrofon në dorë teksa këndon himnin kombëtar të vendit para jurisë së “The Voice Kids Albania”, ndërsa Monika Kryemadhi së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha e inkurajojnë. Gjatë videos dëgjohen edhe pjesëtarët e jurisë të cilët shprehen “Çun apo gocë”, “Obobo”, “Më zhgënjeu” etj.

Ndërsa Rama krahas saj fton gjithë shqiptarët të qeshin.

“Komplimenta autorëve. Le të qeshin të gjithë shqiptarët e mirë në mbyllje të kësaj dite”, shkruan Rama.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Komplimenta autorëve Le të qeshin të gjithë shqiptarët e mirë në mbyllje të kësaj dite

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on