Pas akuzave të radhës të Partisë Demokratike, këtë herë përmes deputetit Enkeled Alibeaj, në drejtim të Vangjush Dakos, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, në një postim në rrjetet sociale.

Dako shkruan në Facebook se do ngrejë padi edhe ndaj Alibeajt ndërsa e cilëson deputetin e opozitës të pafytyrë që kërkon drejtësi për kushërinjtë e 15 apo zgjedhësit e 15 mijtë me të cilët flasin në telefon ndërsa ka vëllain e dënuar jashtë shtetit për krime të rënda.

POSTIMI I DAKOS

Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjte e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte më të cilët flasin në telefon! S'ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!