Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, përgënjeshtron ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit publikoi dje një video në “Facebook”, ku shfaqeshin sipas tij, pamje që tregonin ndotjen e lartë të mjedisit me të cilën po përballen banorët e Sukthit.

Por me anë të një reagimi herët mëngjesin e kësaj të enjteje, Vangjush Dako ripublikon videon në faqen e tij të “Facebook”-ut dhe thotë se imazhet i përkasin një vendi të botës së tretë, por që Berisha i'a faturon Durrësit.

Po unë i them s'ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako në reagimin e tij.

Statusi i Vangjush Dakos:

Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që i'a faturon Durrësit, po unë i them s'ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!

Edhe në korrik të këtij viti, Berisha publikoi një video, ku shihej një masiv plehrash që notonte mbi det, për të cilën tha se ishte filmuar në Durrës. Por në fakt bëhej fjalë për një plazh në Republikën Domenikane.

(Videoja e parë më poshtë e ripublikuar sot nga Dako, ndërsa videoja e dytë e publikuar nga Berisha më 23 korrik)