DALIN EMRAT/ Këta janë 30 delegatët që PS-ja e Durrësit do të dërgojë në Kongres

16/11/2019 - 20:35

Dalin emrat e 30 delegatëve që do të përfaqësojnë Durrësin në Kongresin e PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.

Nga 4500 anëtarë të PS Durrës q u ftuan të votojnë gjatë të shtunës kanë marrë pjesë në proces rreth 74% dhe kanë zgjedhur me parimin "një anëtar një votë" 30 emrat që do të dërgojnë në Kongres.

Bie në sy, se ashtu siç edhe kërkoi kryeministri dhe njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama, janë votuar 15 meshkuj dhe 15 femra, gjë që do të bëjë që në Kongres raporti mes delegatëve të dy gjinive të jetë gati gati 50 me 50. DurrësLajm ka siguruar listën me delegatët fitues.

Socialistët durrsakë kanë vendosur të dërgojnë në Kongres disa nga emrat më të njohur të PS-së në qytetin bregdetar, që mbajnë poste të rëndësishme jo vetëm në parti, por edhe në administratë dhe Këshill Bashkiak, por që njihen njëkohësisht edhe si mbështetës të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Adrian Çela, Ani Dyrmishi, Afrim Bakaj, Arben Isaku, Spartak Kovaçi, Eljo Jani, Aljon Hysko, Roni Shqiopa, Ana Dhamo, Klementina Meci, Mirela Gumeni, Alneida Rroshi etj janë vetëm disa nga emrat e votuar nga socialistët.

Më poshtë gjeni listën e plotë me emrat e 30 delegatëve të Durrësit në Kongresin e PS-së:

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi denoncon se qeveria shqiptare nuk ka strategji për të përballuar COVID 19.

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë dhe sipërmarrës të goditur nga kriza ekonomike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar ministrinë së Shëndetësisë sa i takon situatës me koronavirusin, ku dita ditë

Shoqatat shqiptare në Izmir të Turqisë kanë përkujtuar 76-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë te

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve të zonës së Pogradecit, të cilët nuk kursyen ankesat për qeveri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se shifrat po tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e COVID-1

7 deputetë të PS-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shqyrtim të ndryshime

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare