“Damian ik”, Gjiknuri replikon pas kërkesës për shkarkim: Vetofrohem për zgjidhje, nëse vjen opozita

04/07/2019 - 11:12

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka replikuar me Ralf Gjonin, deputet i Grupit Parlamentar të Pavarur, pasi ky i fundit i kërkoi të largohej nga detyra si bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri ironizoi opozitën parlamentare duke e krahasuar me PD-në dhe LSI-në që kanë braktisur Kuvendin: “Ata kishin ‘Rama ik’, këta këtu paskan Damian ik”.

Ish-ministri i Transportit u shpreh i gatshëm të vetofrohej për zgjidhje, duke lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes, nëse në atë Komision do të hynte edhe Partia Demokratike.

“Z.kryetar, unë nuk kisha ndërmend të flisja por meqënëse mu përmend emri dua të them dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë për t'u ndjerë e rëndësishme kërkon të gjejë një armik apo ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin “Rama ik”, këta këtu na paskan dalë me “Damiani ik”. Harrojnë se në pushtet nuk të sjell sistemi dhe as ligjërimi kur të duket vetja se po thua gjëra të mençura, por të sjell vota. Nëse vjen Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ne e kemi bërë të qartë se dialogu nuk është këtu vetëm për ju por edhe për opozitën jashtëparlamentare dhe ajo do jetë se s’bën. Kur të vine ata me “Damiani Ik” unë vetofrohem si Presidenti për zgjidhje. S’ka problem fare kështu që mos e keni merak”, u shpreh Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka dy kryetarë, Damian Gjiknurin nga mazhoranca dhe Rudina Hajdarin nga opozita. Edhe Partisë Demokratike i është lënë një vend për t’iu bashkuar komisionit, por ftesa është refuzuar deri më tani nga demokratët.

Ralf Gjoni kërkoi shkarkimin e Gjiknurit nga drejtimi i komisionit për shkak të përfshirjes së të tij në dosjen 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bas

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren

As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur t

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si kandidat për postin e kryetarit të

Pas nismës së Partisë Socialiste për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për shkelje të

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas apelit të Presidentit Meta për dialog mes palëve në mënyrë

Pasi ka marrë detyrën, Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.

Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër apel, teksa thotë se palët politike të vendit nuk mund të ecin në dy rrugë të kundërta.