DASH, thirrje të gjitha partive në Shqipëri: Merrni pjesë në zgjedhje

Postuar: 21/04/2017 - 08:22

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA-së ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratë, theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./VOA/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Procesi i numërimit po vijon normalisht në qarkun e Beratit dhe pse me ritme të ngadalta.

Analisti Agron Gjekmarkaj shprehet se kreut të PD-së, Lulzim Basha disfatën në këto zgjedhje ia ka dhënë lista që ai i paraqiti

Shqipëria votoi më 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe deri më tani janë numëruar mbi 38% të votave.

UPDATE/ Ora 12:00

Të numëruara 92 QV nga 460 të tilla

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit, Partia Socialiste është ajo që udhëheq bindshëm jo vetëm në Durrës, por edhe thuajse në të gjithë

Ethet e numërimit kanë kapur drejtuesit e fushatave dhe kryesuesit e listave të Durrësit.

Teksa vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme ndaj partive të tjera pothua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes për herë të parë në lidhje me rezultatin e deritanishëm nga numërimi i votave për

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike dhe kjo mund të dallohet qartë pas numërimit të mbi 20% të votave.

Nga rezultatet paraprake të KQZ-së, rezulton që të ketë një numër shumë të lartë të votave të pavlefshme.