Presidenti Ilir Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimet e para do të bëhen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.