Edhe ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të shumta mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ku temë e nxehtë vijon të mbetet çështja “Xhafaj”.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pasi demokrati ka kërkuar që ministri të jap dorëheqjen pasi sipas tij është i lidhur me krimin, ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës tha se nuk ka ardhur që të dëgjoj Babalen në komision.

DEBATI

Alibeaj: Nuk ka moment më të mirë sot, në prani edhe të Avokatit të Popullit, të diskutojmë. Sot kur të gjithë e kanë të qartë si drita e diellit, sot nuk e bëtë si kolegët tuaj të tjerë që bojkotuat Komisionin. Kjo është një meritë e vogël e juaja.

Manja: Kemi çështje për të diskutuar.

Alibeaj: Unë ju falënderova për prezencën tuaj këtu. Nuk keni gisht apo nuk e bëni do që ti thirrje ti flisni ndërgjegjes suaj, i thërrisni ndërgjegjes politikë, se ka dhe socialiste të thjeshtë që nuk e kanë shkuar në mend që drejtuesit e tyre të ishin kapo të krimit. Shpëtoni lëkurën tuaj politike nëse nuk keni gisht në këtë histori. 

Manja: Mos ua qaj hallin socialistëve, se i përfaqëson krahu këtej.

Alibeaj: Nuk bëhet sot drejtësi, kur Ministri i Brendshëm, drejtpërdrejtë i përfshirë në aktivitet kriminal vazhdon të mbajë detyrën e tij në konflikt të pastër me ligjin. Ky është momenti kur duhet të mbajtur qëndrim të qartë ligjor, po ashtu dhe Avokatja e Popullit. Kush nuk është i përshirë në krim nuk duhet ti bëj mbroje Ramës dhe Xahfës.

Manja: Nuk mund të bëj dot deklarata politike Avokatja e Popullit, po do debat përcjellim zonjën dhe vijojmë.

Alibeaj: Publiku shqiptar duhet të tij se çfarë po gatuhet…

Manja: Nuk dua të dëgjoj Babalën në komision.

Alibeaj: Po nuk dëgjon Babalen nuk do dëgjosh as Agron Xhafën.