Debati për dëshmorët, PD: Në Shqipëri glorifikojnë figurat gjakatare

08/11/2019 - 13:41

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me debatin pas ekspozimit të fotove të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit.

Përmes një reagimi, Spahia tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtohen viktimat e komunizmit, ndërsa në Shqipëri sipas tij glorifikohen figurat gjakatare.

Mes të tjerash demokrati thekson se po përdhoset dhe nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i viktimave të diktaturës, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë.

REAGIMI I SPAHIAS

Ndodh në SH.B.A.
Departamenti Amerikan i Shtetit: “Sot në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, ne kujtojmë ata miliona njerëz që humbën jetën nën regjimet shtypëse komuniste. Ne gjendemi pranë atyre që vazhdojnë të vuajnë në perpjekjet e tyre për liri që duhet ta gëzojnë të gjithë”.
Po në Shqipëri? Në Shqipëri pinjollët e diktaturës komuniste me paturpësinë më të madhe e në mënyrë kriminale glorifikojnë në mes të kryeqytetit tonë figura gjakatare te rregjimit më të egër komunist. Jo vetëm nuk kujtohen e nderohen vuajtjet e viktimave të komunizmit, siç ndodh në SH.B.A. por përdhoset e nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i tyre dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ata individë të nderuar, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë. Le ti kujtojmë sot e përjetë e të frymëzohemi nga qendresa dhe sakrifica e tyre sublime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajmin e publikuar nga RAI 3 mbi 12-fishimin e kanabisit në Shqipëri si një turp gazetarest.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndodhet në Bruksel ku ka nisur një ditë intensive në Parlamentin Europian.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me videon e transmetuar në median italiane RAI 3 ku th

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet këtë të martë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se patentat shqiptare do të njihen në Gjermani dhe Greqi, temë e diskutuar ditën e djeshme në Berlin, gj

Gjeniu i letrave shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm në largim i Kosovës Behgjet Pacolli, ishte mbrëmë në “Opinion” në Tv Klan.

Partia Demokratike reagon pas publikimit të raportit në televizionin Italian RAI 3, sipas të cilit, sasia e kanabisit në Shqipëri, krahas

Sekretari i Përgjithsëhm Gazment Bardhi ka bërë një paralajmërim për një tjetër kryebashkiak.