Debati me ministren Spiropali/ Fevziu: Mos m’u drejto me ju, se çfarë nxjerr unë…

15/05/2019 - 08:59

Një intervistë me tone të ashpra është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë Rama, Elisa Spiropali dhe gazetarit Blendi Fevziu.

Në lidhje me zgjedhjet e 2017-ës dhe dosjen 339, Fevziu tha se “personat e përgjuar nga prokuroria minimalisht duhej të thirreshin dhe të pyeteshin”.

Elisa Spiropali: Pyeteni prokuroren, pyeteni kryeprokuroren…

Blendi Fevziu: Kryeprokuroren e keni zgjedhur ju në kundërshtim të plotë të opozitës.

Elisa Spiropali: Kryeprokurorja e ka shpjeguar qartë që dosja është shumë voluminoze. Nga ai dyshek ju të nxirrni pleshtin e zgjedhjeve të vjedhura në 2017 ku nga 35 mijë komisionerë, nuk pati asnjë ankesë…

Blendi Fevziu: Zonja Spiropali, e para mos mu drejto me ju, sepse se ça nxjerr unë nuk jam me ty përballë, ke PD dhe kur të kesh kurajo të përballesh me PD…

Elisa Spiropali: Po i referohem shqetësimit, zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Po pra, dakord, por mos mu drejto mua.

Elisa Spiropali: Mirë, ata dakord. Ti referohen një palë zgjedhjeve ku nuk pati asnjë ankesë në asnjë nivel, ku kreun e KQZ e kishte propozuar opozita për herë të parë në histori, ku shumicën e kishte opozita, nuk pati asnjë ankesë në Kolegj Zgjedhor. Kjo është qesharake…

Blendi Fevziu: Tani jemi në këtë situatë, janë të paktën 4 parti të mëdha të opozitës, përfaqësojnë gati 50 për qind të votuesve. Ta zëmë që janë gabim dhe janë hedhur në një aventurë, ju me 50 për qindshin tjetër, çfarë do të bëni, do të hapni luftë civile?

Elisa Spiropali: Jo vetëm nuk do hapim luftë civile, por do e mbrojmë vendin nga ata që tentojnë ta destabilizojnë duke penguar zgjedhjet.

Blendi Fevziu: Janë 50 për qind…

Elisa Spiropali: Jo zoti Fevziu, është PD dhe LSI dhe aleatët e tyre joparlamentarë që kanë zgjedhur të mos hyjnë në zgjedhje…Ata votues nuk i kemi lënë ne pa përfaqësim, kishte shansin të regjistronte kandidatë deri mbrëmë. Ne nuk jemi këtu për të zgjidhur krizat e PD dhe LSI, jemi këtu për të garantuar qeverisje, për t’iu përgjigjur datën kushtetuese për zgjedhje dhe për të siguruar rend dhe ligj. Të gjithë ata që do të tentojnë të pengojnë shqiptarët të votojnë duke dashur ta destabilizojnë Shqipërinë do pendohen sepse do të përballen me ligjin që e kemi votuar sëbashku në parlament./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar nën drejtimin e kryetarit Edi Rama.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur sot në gjykatën penale për t'u përballur me padinë e deputetes sociali

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi krizën politike e kushtetuese që ka prekur ve

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dhënë një mesazh sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve për këtë kategori të shoqërisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës në Londër ka dhënë një intervistë për BBC World ku ka folur për situatën në Shqipëri, vendimet e

Kryeministri grek Alexis Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore pë

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me anë të reagimi në Facebook, ka sulmuar mediat që kanë bërë publik lajmi

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar më anëtarët e Parlame

Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur sezonin turistik për vizitorët