Debati me Ramën, Meta i kërkoi të heqë ministrat e korruptuar

11/11/2015 - 09:18

11 nëntor 2015 - Ashtu siç është përfolur dhe në media, dorëheqja e Naços ka qenë një lëvizje e mirëmenduar dhe e koordinuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ky i fundit i ka kërkuar Kryeministrit Rama që të largojë nga kabineti ministrat  e akuzuar për korrupsion nga media dhe nga opozita.

Kështu shkruan sot gazeta “Panorama”, e cila sipas disa burimeve të saj brenda maxhorancës, thotë se kreu i Kuvendit i ka thënë Ramës se maxhoranca nuk ka pse të marrë përsipër koston personale të disa ministrave që janë përfolur për afera korruptive. Por, Rama ka këmbëngulur që mos të bëjë ndryshime në qeveri dhe kjo ka bërë që Meta të nisë me dorëheqjet e ministrave të tij.

Nëse shefi i qeverisë nuk do të reagojë sërish pas dorëheqjes së Naços, LSI do të vijojë me të tjera dorëheqje nga radhët e ministrave. I gjithë ky proces ndaj kryeministrit për të larguar ministrat e përfolur për afera korruptive do të zhvillohet kur në Kuvend do të jetë duke u diskutuar paketa e dekriminalizimit dhe reforma në Drejtësi.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral (r) Piro Ahmetaj si kë

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale përshëndet zgjedhjen e Olsian Çelës si krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët e lagjes 11 në Durrës, të cilët ende presin ekspertët tu vlerësojnë bane

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për Shqipërinë, Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bash

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz