Debati në "Opinion", Marku, Milos: Ti je kriminel

07/05/2014 - 10:02

Tiranë, 7 maj 2014 - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku është konfliktuar dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, historianin Paskal Milo, për nderimet me grusht të e 5 majit.

Konflikti mes dy profesorëve ka nisur për fotografinë e publikuar në rrejtet sociale, në të cilat fëmijët e një shkolle 9-vjeçare nderonin në Varrezat e Dëshmorëve në Përmet me grushtin lart si në kohën e diktaturës dhe për përkuljen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço para portretit të Enver Hoxhës.

Profesor Mark Marku e ka cilësuar si kriminale çfarë ka ndodhur. Po ashtu, ai e ka quajtur si të tupshëm nderimin që ministri i Drejtësisë i ka bërë portretit të diktatorit. Por, për kreun e PDS-së, Milo nuk ka asnjë të keqe që fëmijët të nderojnë me grushtin lart, po ashtu ai e ka justifikuar dhe gjestin e ministrit, si nga “pakujdesia” (ne fotot poshte ministri Nasip Naço dhe deputeti Pandeli Majko duke nderuar me grushtin lart).

Përplasja mes Markut dhe Milos ka arritur derisa kreu i PSD-së ka braktisur emisionin në shenjë revolte pasi Marku e ka quajtur “kriminel”.

“Kjo është një ngjarje e turpshme. Ngjarje kriminale. Edhe ti je kriminel, nëse mbron atë ngjarje”, tha Marku. “Unë jam kriminel”, iu përgjigj Milo dhe në shenjë proteste u largua nga emisioni edhe pse gazetari Fevziu ka tentuar ta ndalojë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider

Presidenti Meta ka publikuar në ‘Opinion’ sms-në që i ka dërguar një diplomat në Tiranë lidhur mbi lëvizjet që Rama po bën për të ndryshu

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë të dielën pa makina nga tetori i këtij viti deri në m

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar edhe ditën e sotme me daljet në terren te bizneset e prekur nga situata e Covid-19.

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a