Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Defender 21/ Meta: Ngjarje historike, Shqipëria e vlerësuar për përgjegjësinë

04/05/2021 - 11:05

Gjatë ceremonisë së nisjes së stërvitjes ushtarake Defender 21 ka mbajtur një fjalim edhe Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria ndihet e vlerësuar që i është besuar një përgjegjësi kaq e madhe. Meta shtoi se mbështetja ndaj NATO-s është unanime.

"Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ndihet e vlerësuar për faktin që i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha. NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, mbështetja ndaj saj është unanime. Kjo ngjarje e madhe historike, është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona të armatosura jo vetëm do të presin dhe mbështesin forcat e tjera por do të jenë edhe aktive. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten në përshtypjet mbresëlënëse nga mikëpritja e shqiptarit, sepse shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e Zotit. Të nderuar miq të SHBA miqësia mes dy kombeve tona është e hershme se sa vetë periudha e shtetit shqiptar për të cilin SHBA-te janë investuar shumë që ta njohin. Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Fellow, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mbrojtësit të Europës nga barbarët. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike", tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka denoncuar përsëri nëpërmjet kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi mënyrën që sipas saj u manipuluan zgjedhjet e 25 pril

Ka nisur nga puna komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bash

2 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat nuk i njohu, Partia Demokratike po bëhet gati për të bërë hapin e parë zyrtar për t’ju drej

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili garoi në kryeqytet, por nuk arriti të marrë më shumë se 2993 vota duke

Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 97 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut te Shtetit, Ilir

Kuvendi i Shqipërisë ngre me 97 vota PRO Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ambasada amerikane në vendin tonë ka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke garantuar mbështetjen për ta.

Ditën e sotme Taulant Balla, ftoi publikisht liderin e opozitës Lulzim Basha, t’i bashkohet socialistëve në rrugën e shkarkimit të kreut

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend nismën e 49 deputetëve për shkrimin e presidentit Ilir Meta.