Stërvitja “Defender Europe 21” ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në Durrës.

Dy krerët e shtetit, të cilët kohët e fundit kanë pasur jo pak përplasje në distancë, ndodhen aktualisht në qytetin bregdetar për të ndjekur çeljen e këtij aktiviteti, Ditën e Vizitorëve të Shquar.

Megjithatë, edhe pse në të njëjtin ambient, edhe në këtë rast ata kanë mbajtur distancë, ku në krah të kryeministrit Rama qëndron ambasadorja amerikane, Yuri Kim ndërsa në krah të Metës qëndron kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.