Deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se është i gatshëm të përballet me ministren e Arsimit Lindita Nikolla në Prokurori.

Ai e komentoi si dëshpëruese deklaratën e Nikollës, e cila tha se i është drejtuar prokurorisë për akuzat e opozitës në lidhje me dëftesat.

"Ishte deklaratë dëshpëruese, unë e mirëpres edhe sikur të shkojë, madje ja kam bërë ftesën sot ja thashë edhe në mënyrë figurative, "po shkojmë dorë për dore bashkë" dhe shohim kush do të dalë i akuzuari dhe kush akuzuesi në bazë të dokumentave të paraqitura. Ftesa ime qëndron, po e bëj edhe nga kjo studio, nëse është keq e vendosur siç tha jam i gatshëm të shkojmë. Kemi dhe gjera të tjera që mund ti diskutojmë në Prokurori, edhe për çështje që lidhen me arsimin e lartë për hapjen e programeve në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë, dy ditë para se të linte detyrën në kohën kur u bë qeveria teknike dhe më pas ka çështje të tjera që duhet të përgjigjet. Le të shkojmë, nëse kërkon transparencë reale sic e dëshiron unë jam shumë i gatshëm."