Partia Demokratike, dega Durrës, ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në bashki një kërkesë zyrtare për “ndërprerjen e menjëhershme të procesit të paligjshëm të votimeve në territorin e bashkisë Durrës”.
Në shkresën zyrtare, të firmosur nga kryetari i degës, Ferdinand Xhaferaj, nënvizohet se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme sepse ato janë anuluar nga dekreti i presidentit Ilir Meta, i botuar në Fletoren Zyrtare.
Në shkresën që po publikon DurrësLajm, shkruhet se është krim i rëndë vijimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkisë Durrës në datë 30 qershor.
“Vijimi i njëanshëm i procesit të votimit në datë 30 qershor është një rrezik për demokracinë dhe për pasojë qytetarët e Durrësit nuk kanë për ta lejuar. Në datat 27qershor-2 korrik 2019, në të gjithë territorin e bashkisë Durrës do të organizohen tubime të ligjshme në të gjitha rrugët përballë KZAZ-ve, në qendër të qytetit si dhe përballë qendrave të votimit, në udhtrim të të drejtës kushtetuese të tubimit”,– shkruhet në letër.
Gjithashtu PD-ja lokale kërkon lirimin e ambienteve të KZAZ, GNV apo QV dhe rikthimin e tyre në funksion normal publik për shkak se nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e tyre të zëna.
Kërkesa e PD Durrës:
M.B.