Komisioni për Integrimin Evropian është mbledhur ditën e djeshme për të diskutuar mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Por, më shumë se tema e diskutimit, që është mjaft e rëndësishme për vendin, ka tërhequr vëmendje gjuha e përdorur nga të pranishmit.

Teksa kryetarja e komisionit, Rudina Hajdari, thërret emrat e deputetëve të pranishëm në mbledhje përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”.

Një nga mikrofonët e deputetëve ndizet dhe dëgjohet: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”. Ndërkohë që dëgjohet edhe një përgjigje tjetër: “Pse ça bëra unë?”

Nuk kuptohet qartë kush ishin dy personat që po flisnin me një fjalor banal, ndërkohë që mbledhja nisi normalisht pa e komentuar incidentin.