Deklarata e Mcallister, reagon Meta: Ka ende kohë për reflektim

28/10/2020 - 18:46

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David Mcallister në lidhje me votimin e Kodit Zgjedhor.

Teksa falenderon Mcallister, Meta shkruan në rrjetet sociale se mazhoranca ka ende kohë për reflektim.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim!”-shprehet Meta.

Më herët, Mcallister u shpreh se është i shqetësuar që nuk po dëgjohen thirrjet ndërkombëtare për votimin e Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgje