Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Teksa OSBE-ja dënoi me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri, Vasili shprehet se zgjedhjet janë të paligjshme, pasi po përgatiten të zhvillohen në kundërshti me dekretin e Presidentit.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili i drejtohet Borchard teksa shkruan se Kushtetutën ja kanë lexuar çunat e Shijakut.

Ish-kreu i grupit parlamentar thekson më tej se nuk do të ketë zgjedhje më datë 30 qershor dhe se dekreti i një Presidenti nuk kundërshtohet.

Borchard ta paskan lexuar Kushtetuten çunat e Shijakut! Borchard-it duket qarte, qe ja kane lexuar kushtetuten çunat e Shijakut ose hajdutet e votave te Dibres.

Do ja kene lexuar me siguri nen tymin e kanabisit nen shoqerine e “çunave me probleme” te furgonit te Gjiknurit. Borchard me qe s’ke degjuar gje merre vesh: nuk ka zgjedhje lokale ne 30 qershor ne Shqiperi.

Kushtetuta e Shqiperise jo ajo e kanabisit qe te kane lexuar ty e thote qarte: Zgjedhjet i shpall me dekret Presidenti i Republikes. Ndaj merre Kushtetuten e lexoje dhe hiqe nga duart koven e benzines e te provokimeve",- shkruan Vasili.