Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Deklarata e raporterit Lega/ Xhixho: Asnjë çelje negociatash për Shqipërinë, pa plotësim deri në një të kushteve të KE-së

05/03/2021 - 16:46

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja.

Xhixho thekson se sot, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë.

Lega theksonte njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

Postimi i Xhixhos:

Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja.

Sot, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë.

Lega theksonte njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian.

Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

Kjo është e vërteta që duhet të dinë të gjithë shqiptarët, përtej propagandës false të Rilindjes, që ka festuar disa herë deri më sot data për hapje negociatash, por që kurrë nuk mbërritën. Integrimi nuk do fjalë, aq më pak mashtrime dhe hi syve shqiptarëve, do veprim dhe realizime konkrete.

Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja....

Posted by Erisa Xhixho on Friday, March 5, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka zhvilluar një takim electoral me banorët e lagjes nr.3 n

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.