Deklaratat e Lavrov, ambasadorja Kim publikon korrigjimin e Ramës: “Ne kemi zgjedhur NATO-n dhe BE-në, nuk jemi detyruar”

27/02/2020 - 09:36

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka publikuar në “Twitter” qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit dhe konferencës me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Kim publikon deklaratën e Lavrov dhe korrigjimin e Ramës që thotë se Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me aleatët e mëdhenj, NATO dhe BE sepse është e detyruar por se ka zgjedhur.

POSTIMI

Këtu është ndryshimi

LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …”

“Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”

RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”

RAMA: “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas deklaratës së kryetares në detyrë të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ku ajo akuzoi

Kryeministri Rama ka dhënë informacion mbi pagesat që kanë përfituar të vetëpunësuarit dhe punonjësit në bizneset e vogla.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thën

Me anë të një tjetër reagimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se kufiri do të vijojë i mbyllur dhe nuk mund të dalë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se politika shqiptare duhet të jetë e u

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit që njoftoi ministria e Shëndetësisë se mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e k

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta thotë se po ndjek me shqetësim përhapjen e koronavirusit në Shkodër. 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për ata që hapin lokalet pasi e cilëson si një histori që vijon dita ditës.

Në një komunikim online me qytetarët, kryeministri Edi Rama preku edhe çështjen e qytetarëve që duan të hyjnë në vend.

Nga Shkodra, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve rezident në vendet e tjera që të mos e vizitojnë