Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij grek, i cili konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane. 

Në një intervistë për "Albanian Daily News" Meta thotë se qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. 

"Pavlopulos, jo në sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok. Duhet vullnet i konsoliduar politik. Besueshmëria e zbatimit të reformave, kyç për suksesin."