Në një prononcim për mediat nga qyteti i Vlorës, Presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama se personi i radhës që do të dekorohet nga Kreu i Shtetit do të ishte një parukiere.

Këtë Meta e ka cilësuar një provokim ordiner, duke u shprehur se në Vlorë ka një adresë, që do t’ia japë Ramës pas zgjedhjeve ku të shkojë e të qëndrojë.

“Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse gjithçka është në baze të meritës të atyre që kanë kontribuar në fusha të caktuara. Sa i takon provokimeve ordinere, ne e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që ne do t’ja dërgojmë në 26 prill ku ai do të ketë mundësinë që të kurohet  ku njëkohësisht  të shijojë edhe diellin e Vlorës.”- tha Meta.