Gjatë takimit me banorë të Laçit, që ishin në ankth për banesat e shembura nga tërmeti dhe si do jetojnë gjatë kësaj kohe e në vazhdim, kryeministri Rama është përfshirë në replika me një banor të moshuar, që i ka kërkuar t’i fusë nusen në punë. Banori përmend një demokrat me fjalë fyese, ndërsa Rama nuk e toleron.

Ata demokratet e qelbur, ma hoqen kot, pa arsye”, i tha i moshuari.

Kaq ka mjaftuar qe Rama t’i kthehet keq.

“E pe termetin kur erdhi, nuk pyeti ai, jo demokrat, jo keshtu”– i tha Rama, e me pas biseda u tensionua, deri sa kryeminstri i kerkoi te moshuarit ta mbyllte kete teme e te largohej, pasi sikunder i tha nuk merret me futje nusesh ne pune.

DEBATI

Banori: O kryeministër, kam një hall.

Rama: Ca e ke atë revole?

Banori: jo jo, s’maj revole une

Rama: Ca halli ke?

Banori: Kam nusen e djalit tim, ka pas punuar tek Elektriku. Edhe ka punuar me ndërgjegje, por ma ka hequr nga puna demokrati i qelbur.

Rama: Të lutem, nuk i pranoj këto.

Banori: Ah s’i pranon?! Ata i njeh tërë Laçi.

Rama: Të lutem. Mbylle këtë muhabet.

Banori: E kanë hequr me të padrejtë nga puna

Rama: O xhaxhi po na shqetëson. S’kam ardhur për këtë gjë këtu. Mos më përmend mua ‘demokrati i qelbur’. Të lutem!

Banori: E kanë hequr…

Rama: Nuk e pranoj këtë bisedë, boll! S’kam ardhur për këtë punë.

Banori: Si s’ke ardhur për këtë punë?!

Rama: S’kam ardhur për këtë punë.

Banori: Të lutem shumë, më fut nusen në punë.

Rama: Nuk ta fus. Nuk merrem unë me futje nusesh në punë, nusja ta kërkojë punën vet, dhe jo t’i dalë vjehrri ta kërkojë.

Banori: E kanë djegur kot. Është e papunë. Me 40 mijë lekë.

Rama: O xhaxhi a do ta lëmë këtë muhabet?!

Banori: Si ta lëmë? Ajo është pa bukë.

Rama: Unë nuk fus dhe nuk heq nga puna.

Banori: Ke futur në punë ca hajdutë…

Rama: Të lutem shumë mos na shqetëso. A ka mundësi të ikësh tani. Më tregon mua këtu ‘demokratë të qelbur’. Ik largohu tani. Na prishe gjithë bisedën. Mos na shqetëso. Muhabet kot. Oh Zot! Si nuk i vjen zor. Më tregon mua; “nusja në punë, nusja pa punë”.

*(Replikat mund t’i ndiqni në videon më poshtë nga minuta 28).