Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Kadilli, ka reaguar për atentatin e rëndë në Vlorë ku dy persona mbetën të vdekur dhe një tjetër i plagosur në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Demokrati i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me protestën e opozitës, por të sqarojë vlonjatët pse ata nuk janë të sigurt në shtëpitë e tyre.

"Edi Rama, mos u merr me protestuesit, por sqaro “vlonjatet” e  tu, cfare po ndodh qe ata nuk jane te sigurt as ne rruge, as ne shptepi, as ne pune. Leri lotet per kerpurdhen dhe jep llogari per dy te vraret sot, vetem nje dit pas shoë-t te turpshem. Per ty njerezit vlejne me pak se "kerpudha"", shkruan Kadilli në Facebook..