Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit lëshon akuza në drejtim të ministrit Bushati. Sipas Berishës, Bushati ka pajisur me pasaporta diplomatike anëtarë të klanit ‘Bajri’.

Ndërkohë, qytetari dixhital i shkruan Berishës se Enver Bajri, personi shpallur në kërkim pasi konsiderohet si truri i bandës së ‘Bajrit’ është pajisur me pasaportë diplomatike nga Ditmir Bushati që në qershor të vitit 2014

DENONCIMI TEK BERISHA:

Ditzi Bushati pajisi me pasaporta diplomatike anetare te klanit Bajri!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr lidhur me banden Bajri qe policia u kujtue ti arrestoj jo kur kryenin krime por vetem kur opozita zbriti ne Shkoder dhe arriti ti tregoj lidhjet e tyre me qeverine, nga Edi Rama i cili darkonte dhe bente fushate ne lokalin e Bahri Bajrit tek Ditmir Bushati de Luan Harusha qe i mbanin para dhe mbrapa sa here vinin ne Shkoder.
Por po te informoje se me kryesori i tyre Enver Bajri shetit i lire neper bote sepse esht i i paisur me pasaport diplomtike nga Ditmir Bushati qysh ne qershor te vitit 2014.Perveç kesaj policia me porosi te prere nga siper po i cliron nga krimet e renda duke u ngarkuar atyre akuza qesharke qe te dalin sa me shpejte te lire!