Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, denoncon në ‘Facebook’ se PS po gënjen njerëzit në Dibër me punësime të përkohshme.

Sipas Çupit, punësimet e përkohshme elektorale po ndodhin në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës, duke shtuar se deri më tani janë punësuar 250 persona shtesë në administratë.

Denoncimi i ish-deputetes:

Nga kanabisi tek emërimet artificiale në administratë për të gënjyer njerëzit me një vend të përkohshëm pune. Kaq është oferta e dëshpëruar e PS në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit.
Punësimet e përkohshme elektorale po ndodhin në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës. Në vend që të punojnë për interesin e qytetarëve, bashkitë po i shërbejnë inetersit të PS. Kanë punësuar 250 persona shtesë në administratë, në një kohë kur qarku i Dibrës po mpaket, sepse njerëzit po largohen.
Pa asnjë ide, pa asnjë plan të vërtetë punësimi, pa asnjë mbështetje për biznesin, po zhpenzojnë taksat e qytetarëve të vjedhur të Dibrës dhe të Shqipërisë për t’i bërë rroga për ata që mendojnë se do t’u mbledhin kartat e identitetit ditën e votimit.
Asgjë për qytetarët, asnjë shërbim për ta, ndërsa numri i të varfërve në këto zona rritet çdo ditë. Edhe ndihma sociale, si e vetmja zgjidhje për dhjetra e qindra familje, është hequr.
Punësimet e përkohshme elektorale janë mashtrime. Ato nuk e ndihmojnë Qarkun e Dibrës. Për banorët e saj dhe për të gjithë shqiptarët alternative e vetme realiste që rimëkëmb ekonominë është ajo e Partisë Demokratike. Fitoren e 25 Prillit nuk mund ta ndalë asgjë!
#ditëmëtëmira#