Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka sulmuar kryebashkiakun e ri të Pogradecit, Ilir Xhankolli se ka lejuar kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënshtë, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i emëruari imagjinar i Ramës, ja ka filluar nga puna, ka nisur të lejojë kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënisht duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike dhe bujqësore.

Po shkatërrojnë turizmin dhe bujqësinë të cilat janë e vetmja mundësi e mbijetesës së këtyre banorëve për të favorizuar Konçensionarët miq të Kryetarit imagjinar dhe të Ramës”, shkruan Braimllari krahas videos.