Ditën e sotme një ish-nënkomisar, Emiliano Nuhu, ka dëshmuar sesi është kërcënuar nga deputeti Rrahman Rrahja, për të mbyllur hetimin për të birin e tij që ishte akuzuar nga një vajzë për përdhunim. Në këtë dëshmi Nuhu përmend edhe emrin e deputetit Taulant Balla dhe kreut të bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se është i tronditur për këtë histori dhe masakrimin që i është bërë vajzës, e cila ka akuzuar për përdhunim djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja.

Basha u shpreh se pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton këtë rast si skandal të inskenuar nga opozita.