Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon vdekjen e një person në Peqin, pasi është goditur nga energjia elektrike.

Por ai zbulon detaje rrëqethëse në lidhje me rastin në fjalë.

Sipas mesazheve të publikuara nga Berisha, 25-vjeçari Ilir Sharka humbi jetën, por ngjarja është fshehur pasi në vendin e tij të punës vidhej energji elektrike.

Berisha pretendon se hoteli ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Bukurosh Macit, i cili është njëkohësisht edhe kreu i OSHEE-së në qarkun e Elbasanit.

Postimi i Berishës:

“Vrasësit e pushtetit!

Viktima Ilir Sharka 25 vjeç në Peqin, për të cilin shpreh ngushëllimet më të thella familjes, ka vdekur nga korrenti në kopshtin e drejtorit të OSHEE!”.

Lexoni denoncimin e qytetareve dixhital. sb

“Z.Berisha Sot ne qytetin e Peqinit vdiq nga korenti duke pastruar barin nje i ri 25-vjecar Ilir Sharka (qe me kete pune nxirrte buken e dites dhe mbante familjen) ne ambjentet e Hotel Restorant M…. Drejtori o OSHEE-se Qarku Elbasan njekohesisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja BUKUROSH MACI.1-Per te mbuluar vjedhjen e energjise elektrike nen toke qe vidhet nga ana e kompleksit.2-Per te fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes te riut ne bashkepunim me Ekspertizen-Mjekoligjore te rrethit Elbasan si dhe me policine e qytetit te Peqinit bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan NE VDEKJE NGA KORENTI NE INFARKT.Qyteti i Peqinit eshte i errituar nga ky akt kriminal nga kjo maskarade e pashoq e patreguar ndonjehere”

“Doktor Pershendetje

Bie ne kontakt me rrymen elektrike ne Restorant M… ne Peqin punetori teksa korrte barin. Restoranti i perket Drejtorit te Qarkut te Oshee Elbasan, Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem.

Anonim”