Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet një qytetar i shtrirë në krevatin e spitalit dhe pretendon se është plagosur me armë zjarri nga policia.

Salianji shkruan se qytetari është Sidian Tabaku dhe pasi policia e ka plagosur, ka ushtruar dhune fizike ndaj tij, por nuk specifikon arsyet.

STATUSI I SALIANJIT

Mbrëmē policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spital ne shtet-rrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin.

Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!