Anëtari i kryesisë së LSI Durrës, Lirim Cehani, përmes një statusi në rrjete sociale denoncon atë që ai e cilëson skandal punësimesh elektorale në Drejtorinë e Hekurudhës.

Sipas Cehanit, “e tmerruar nga largimi i saj i sigurtë, “Rilindja” po përsërit hilenë e saj të vjetër elektorale duke shtuar numrin e punonjësve pak javë përpara zgjedhjeve, për t’i marrë me detyrim votat atyre dhe familjeve të tyre. Së fundmi në Durrës po shtohen çdo ditë të punësuarit partiako-elektoral jashtë profili në borderotë e Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave”.

Anëtari i kryesisë së LSI Durrës nënvizon se kjo është “VJEDHJE flagrante e buxhetit të shtetit dhe taksave të Shqiptarëve të ndershëm që po shpërdorohen për mashtrime elektorale”.

SKANDAL/ Punësime elektorale në Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës. E tmerruar nga largimi i saj i…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Tuesday, January 19, 2021