Monika Kryemadhi ka denoncuar një rast në qytetin e Durrësit, ku kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako janë të rrethuar nga disa persona me precedent penal.

Kryemadhi theksoi se koka e gjithë krimit të organizuar, e gjithë mafias shqiptare dhe kryetari i katër klaneve mafioze, është Edi Rama.

Sipas saj, nëse Rama nuk ikën nga pushteti, ky vend do shohë çdo ditë e më shumë ditë të këqija.