Qytetari dixhital ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha një rast të djegieve të mbeturinave në qytetin e Durrësit.

Krahas videos të dërguar nga qytetari, Berisha shkruan në postimin e tij në Facebook se "Gjushi helmon qytetarët duke djegur plehrat në qytet!"

"Gjushi helmon qytetaret duke djegur plehrat ne qytet! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbPershendetje Doktor! Perpara keta te Bashkise i digjnin plehrat ke keneta ne Durres. Tani i bien shkurt i djegin ne vend."