Një ditë pas sekuestrimit të materialit audio të publikuar nga Partia Demokratike, si denoncim kundër vëllait të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon dëshminë e tre deputetëve.

Fletë-thirrja e Krimeve të Rënda me emrat e deputetëve që publikuan përgjimin, ku pretendohet të  dëgjohet zëri i Geron Xhafajt, ka mbërritur në selinë e PD pasditen e së mërkurës.

Përmes saj ftohen për t’u marrë në pyetje Gazment Bardhi, Enkeled Alibeaj dhe Ervin Salijani, në lidhje me burimin dhe origjinalitetin e audio-përgjimit. Ata duhet të paraqiten në prokurori në orën 10:30 të ditës së enjte.