Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren e Arsimit Besa Shahini pasi sipas tyre një muaj përpara përfundimit të gjimnazit nxënësve iu është rritur mesatarja e pranimit në Universitete.

Deputeti Përmeti thekson se ministrja duhet të japë llogari  për këtë propozim antiligjor dhe shkatërrues për të rinjtë.

REAGIMI I PLOTË

Neser ne interpelance urgjente me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinise rreth V.K.M. nr 295, date 01.05.2019 ku me propozim te Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise nje muaj perpara perfundimit te gjimnazit nxenesve iu eshte rritur mesatarja e pranimit ne Universitete (publike dhe private). Nje V.K.M. me fuqi prapavepruese qe le pa arsim te larte rreth 10.000 te rinj ne gjithe Shqiperine. Nje akt i papergjegjshem dhe totalisht antiligjor i cili shkaterron te ardhmen e mijera te rinjve dhe familjeve te tyre.

Ministrja duhet te jape llogari dhe te mbaje pergjegjesi per kete propozim antiligjor dhe shkaterrues per te rinjte dhe familjet e tyre.