Paraqitja e deputetevë në Kuvend është i rregulluar strik nga udhëzuesi për kodin e etikës. Çdo deputet duhet të paraqitet me veshje zyrtare dhe klasike. Ndalohen dekoltetë, fundet e shkurtra dhe ngjyrat e ndezura. Gjithashtu deputetëve gjatë seancës plenare ju ndalohet përdorimi i celularit, por sa respektohet nga të zgjedhurit tanë?!

Paraqitja e deputetëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar qartë nga udhëzuesi strikt mbi etikën i miratuar në fund të shtatorit nga vetë ato.

Rregullorja nuk lejon funde të shkurtra, as dekolte, gjithashtu ndalohet që deputetët të mbajnë veshje sportive, lëkurë apo ngjyra të ndezura. Por këtë te enjte këto rregulla janë veçse në letër për disa prej të zgjedhurve tanë.

Takat mbi 7 cm për deputetet vajza dhe gra janë të papërshtatshme për tu paraqitur në seancë plenare, ndërsa për deputetët meshkuj duhet të veshin vetëm këpucë serioze dhe jo atlete.

Madje nëse veshja është e papërshtatshme, drejtuesi i seancës ka të drejtë të nxjerrë jashtë, një veprim që deri më tani nuk ka ndodhur.

Një tjetër pikë e rëndësishmë është shmangia e makiazhit dhe parfumit të tepruar, shmangia e aksesorëve të mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë. Gjithashtu nuk lejohet lyerja e flokëve dhe thonjve në mënyrë ekstravagande.

Në Kodin e Etikës, 140 deputetëve u ndalohet përdorimi i celularëve, me qëllim që të mos tregojnë mungesë respekti ndaj kolegëve gjatë diskutimit.

Por në senacën plenare disa prej tyre i përdorin smartfonët për tu bërë foto kolegëve të tyre në foltore, ndërsa të tjerë merren me rrjetet sociale.

Ka edhe nga ata deputetë që me anë të aparatit telefonik zhvillojnë edhe ndonjë bisedë në mënyrë të hapur, ndërsa të tjerë, përdorimin e celularit mundohen ta bëjnë fshehurazi./OraNews