Pas ndërprerjes së seancës në Kuvend, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është shfaqur ndryshe në ambientet e jashtme teksa bëri një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Salianji mbante në duar një peshk të madh, të cilin siç tha do ta fuste brenda në sallë por nuk e lejoi Garda.

"Tentova ta fus këtë peshk në Kuvend, por më thanë që nuk lejohet, më ndaloi Garda. Më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqenë, se peshqit e mëdhenj kanë ikur."